Ronaldo: Një Real galaktik për Ancelottin me Bellingham, Mbappe dhe Haaland

Futboll

Ronaldo: Një Real galaktik për Ancelottin me Bellingham, Mbappe dhe Haaland

Më: 12 mars 2024 Në ora: 21:42
Bellingham, Haaland e Mbappe

Fenomeni, në Angli për një event promovues, foli për Dialy Mail: "Mund të lindë një ekip i jashtëzakonshëm”.

“Më pëlqen mënyra se si Bellingham luan për Real Madridin, ai shënon gola pothuajse në çdo ndeshje, më pëlqen ta shoh atë të luajë.

Nga shpejtësia me të cilën ai vrapon në zonë mund të shihni se dëshiron të shënojë gola, më kujton pak Zidanin”. Kështu është shprehur Ronaldo “Il Fenomeno” direkt nga Anglia ku ishte i ftuar në një event promovues. Siç raporton Daily Mail, ish-kampioni brazilian ka vlerësuar talentin britanik, por jo vetëm kaq.

Ronaldo shtoi: "Mbappé është sulmuesi më i mirë në futbollin botëror për momentin dhe ai më në fund do ta fitojë Topin e Artë sapo të arrijë te Real Madrid. Duhet të presim njoftimin zyrtar përpara se të flasim në detaje, por të gjithë në Madridi janë të emocionuar për Kylian Mbappe.

Ai do të ketë një ekip që do ta mbështesë në çdo vendim që ai merr, që do ta mbështesë atë në fushë dhe gjithashtu jashtë fushës. Ata do ta mbrojnë atë. Por unë mendoj se ai gjithashtu u argëtua shumë te PSG”.

Ronaldo mezi pret të admirojë një Real gjithnjë e më galaktik dhe si tifoz nuk është i kënaqur: "Politika e Real Madridit është të ketë lojtarët më të mirë në botë. Haaland është një nga lojtarët më të mirë në botë. Të gjithë duan të kenë Haaland. Ai është në një klub të jashtëzakonshëm, Manchester City, dhe po bën një punë fantastike. Unë mendoj se ai është shumë i lumtur atje për momentin, por do të shohim. Shpresoj që ne mund t'i shohim të gjithë këta lojtarë së bashku në një klub. Kjo do të më kujtonte kohën e Galaktikëve nëse të gjithë, Haaland, Mbappé dhe Bellingham, do të përfundonin te Real Madrid”.

"Nëse do të ndodhte, nëse Haaland, Mbappé dhe Bellingham do të luanin së bashku te Real, do të ishte një çmenduri. Do të ishte një ekip i jashtëzakonshëm, i destinuar për të arritur gjëra të jashtëzakonshme.

Por mendoj se do të ishte gjithashtu një sfidë e madhe për Carlo Ancelottin për të menaxhuar të gjithë ata lojtarë. Të bashkosh lojtarë të mirë është akoma më e lehtë sesa të bashkosh lojtarë të këqij.

Nuk do të ishte problem i madh për trajnerin”.

Ronaldo foli edhe për Euro 2024: "Më duhet të them se Anglia ka luajtur shumë mirë në pesë vitet e fundit.

Ata ishin pak të pafat në Kupën e Botës në Katar. Mendoj se ka një shans të shkëlqyer për të fituar Kampionatin Evropian".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat