Arsenali kualifikohet 

Futboll

Arsenali kualifikohet 

Nga: K. G. Më: 12 mars 2024 Në ora: 23:51
Pamje nga ndeshja

Arsenali ka shënuar fitore me penallti me rezultat 4:2 ndaj Portos.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 1:0 për Arsenalin. 

Arsenali - Porto 1:0 – me penallti 4:2 

Shënues: Trossard (41').
Kartona të verdhë: Saiiba, Havertz - Pepe, Conceicao..
Arsenali: Raya, White, Saliba, Gabriel, Kiwior (Zinchenko 106'), Odegaard, Rice, Jorginho (Gabriel Jesus 83'), Saka, Havertz, Trossard (Nketiah 106').
Porto: Diogo Costa, Joao Mario (Sanchez 85'), Pepe, Otavio, Wendell, Varela (Grujiq 90+7'), Nico (Eustaquio 101'), Francisco Conceicao (Borges 101'), Pepe, Galeno, Evanilson (Taremi 88').

Pasi që ballafaqimi i parë në Porto kishte përfunduar me rezultat 1:0 në favor të skuadrës portugeze, sfida në “Emirates” të Londrës” shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Plot 120 minuta nuk e përcaktuan skuadrën kualifikuese, penalltitë e përcaktuan atë.

Futbollistët e Arsenalit u treguan më të suksesshëm.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 1:0 në favor të Arsenali, falë golit të Leandro Trossard që shënoi në minutën e 41-të.

Penalltitë, për Arsenalin shënuan: Odegaard, Havertz, Saka, Rice dhe për Porton realizuan: Pepe, Grujiq; dështuan Wendell (goditi shtyllën e majtë), Galeno (pret portieri i Arsenalit).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat