Lojtari i Chelseat: Nuk është fundi i botës nëse nuk më grumbullon kombëtarja

Futboll

Lojtari i Chelseat: Nuk është fundi i botës nëse nuk më grumbullon kombëtarja

Më: 13 mars 2024 Në ora: 20:33
Chelsea

Futbollisti i Chelseat, Malo Gusto ka gjetur vazhdimësinë me “Blutë e Londrës” në këtë sezon teksa 20-vjeçari është aktivizuar në 28 ndeshje me anglezët duke asistuar në shtatë raste.

Mbrojtësi i krahut të djathtë fitoi edhe grumbullimin me kombëtaren e Francës ndërsa sa i takon ndeshjeve së radhës me “gjelat” (Gjermani dhe Kili) shtoi se e pret me kureshtje listën e trajnerit Didier Deschamps.

“Do ta shikoj patjetër listën, por nuk do të ishte fundi i botës nëse nuk do të thirresha. Nëse më thërrasin, do të thotë se po punoj mirë, nëse nuk më grumbullojnë, do të thotë se duhet të punoj akoma.

Ishte krenari për mua të vesh këtë fanellë, veçanërisht gjatë ndeshjes së madhe kundër Holandës (2-1, 13 tetor). Ishte një debutim i mirë, edhe pse kishte disa gjëra që duhet t’i kisha bërë më mirë.

Në disa zgjedhje ndoshta kam qenë paksa i nxituar, për shkak të emocionit të ndeshjes së parë për kombëtaren. Këto janë detaje që do të më duhet t’i përmirësoj në vijim”, u shpreh Malo Gusto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat