Pesë dribluesit më të mirë të Evropës, në listë edhe lojtari i Kosovës

Futboll

Pesë dribluesit më të mirë të Evropës, në listë edhe lojtari i Kosovës

Më: 13 mars 2024 Në ora: 21:18
Lista

Lojtari shqiptar i Kosovës, Edon Zhegrova është në mesin e pesë dribluesve më të mirë në top-pesë ligat evropiane.

“Sofascore” të mërkurën ka publikuar stastistikat e driblimeve të lojtarëve nga top-pesë ligat evropiane (Premier League, Serie A, La Liga, Bundesliga, Ligue 1). 

Vlen të theksohet fakti se Zhegrova është në vendin e katërt me 102 driblime. 

Në pozitën e parë është Leroi Sane me 120-të, Zheremi Doku i Mançester Sitit me 107 driblime.

Me 103 driblime në vendin e tretë është  Kvaratskhelia i Napolit, ndërsa Jamal Musiala i Bajernit është në vendin e pestë me 100 driblime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat