Formacionet Slavia - Milan

Futboll

Formacionet Slavia - Milan

Më: 14 mars 2024 Në ora: 17:49
Formacionet Slavia - Milan

Milani te Uest Hemi e Marseja, njihuni me formacionet zyrtare të katër ndeshjeve të para në Ligën e Europës

Liga e Europës luan ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-acve, me 8 skuadra që zbresin si fillim në fushë në orën 18:45.

Milani ndeshet në transfertën çeke me Slavian e Pragës, me kuqezinjtë që vijnë me avantazhin e ndeshjes së parë që e fituan me rezultatin 4-2.

Takim interesant është ai i “London Stadium” mes Uest hemit dhe Fraiburgut, ku anglezët do të kërkojnë të përmbysin takimin e ndeshjes së parë.

Rejnxhërsi pret në Skoci Benfikën, një tjetër takim që premton spektakël, pasi rezultati i parë në Portugali u mbyll me barazimin 2-2.

Në “Estadio de la Ceramica” gjërat duken të mbyllura, pasi Marseja arriti të fitonte takimin e parë me Vijarelain me rezultatin 4-0, por “Nëndetësja” do të bëjë çmos për të arritur përmbysjen e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat