Drejtuesit e Barcelonës shohin mundësinë që numrin 10 t’ia japin Lamine Yamalit

Futboll

Drejtuesit e Barcelonës shohin mundësinë që numrin 10 t’ia japin Lamine Yamalit

Më: 14 mars 2024 Në ora: 19:16
Yamal

Ka një debat të brendshëm në Barcelonë rreth mundësisë për t’i dhënë Lamine Yamal fanellën me numrin 10 sezonin e ardhshëm.

Gjithnjë e më shumë njerëz në klub besojnë se Barça duhet të përfitojë më shumë nga shitja e fanellave dhe ky vendim mund të bëjë diferencën.

Megjithatë, disa të tjerë theksojnë se kjo mund të bëjë shumë presion mbi 16-vjeçarin.

Yamal pritet të marrë një numër të ekipit të parë këtë verë ndërsa Ansu Fati që ka aktualisht numrin 10, ka gjasa të shitet.

Kështu, ky debat mund të bëhet shumë shpejt një temë shumë e nxehtë në klub.

Leo Messi, mbajtësi më ikonë i kësaj fanelle ndonjëherë, mori numrin 10 përpara sezonit 2008/09 kur ishte 21 vjeç.

Shumë mendojnë që është herët që Lamine të marrë përgjegjësinë dhe këtë numër që peshon shumë në historinë e Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat