Pse refuzohet ankesa e Sharrit?

Futboll

Pse refuzohet ankesa e Sharrit?

Më: 15 mars 2024 Në ora: 12:50
Foto ilustirm

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemajli kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 15.03.2024 shqyrtoi ankesën e KF ”Sharri” me nr Reference 1518/1 datë 13.03.2024, e cila ka atakuar vendimin e Komisionit të Garave të Ligës së Dytë datë 04.03.2024, dhe sjellë këtë:

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë verteton se vendimi i shkalles se parë është i drejtë, ndërsa ankesa e KF “SHARRI” refuzohet si e pabazuar, andaj mbetet në fuqi vendimi i Komisionit të Garave të Ligës së Dytë të datës 04.03.2024, që ndeshja Sharri – Lepenci regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0, në favor të KF ”Lepenci”.

ARSYETIM

Vendimi është marrë pasi është analizuar me kujdes ankesa e KF SHARRI, raportet dhe dokumentacioni përcjellës i zyrtarëve të FFK të deleguar në këtë ndeshje dhe materialeve shtesë, të cilat vërtetojnë që K.F “Sharri” ka dështuar në marrjen e masave adekuate për organizimin e mirëfilltë të ndeshjes kampionale të javës së 17-të Liga II-të. Si rezultat i lëshimeve në organizimin e ndeshjes ka eskaluar dhuna në minutën e 90-të të ndeshjes ku për pasojë tifozët vendas kanë hedhur gjësende dhe mjete të forta në fushë dhe kanë sulmuar lojtarët dhe personelin teknik të skuadrës musafire. Në këto rrethana rrezikut për lëndime ju kanë nënshtruar edhe zyrtarët e FFK-së të deleguar në këtë ndeshje.

Ekzistojnë të gjitha faktet se vendimi i Komisionit Disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë i datës 05.03.2024 është i drejtë dhe vërtetohet, ndërsa ankesa e KF “SHARRI ” refuzohet si e pabazuar. Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, mori këtë vendim bazuar në nenin 120 pika A të Rregullores Disiplinore, njofton Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë Haki Xhemajli – kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat