Ancelotti: Nëse doni ta fitoni Ligën e Kampionëve, duhet ta mposhtni Cityn

Futboll

Ancelotti: Nëse doni ta fitoni Ligën e Kampionëve, duhet ta mposhtni Cityn

Më: 15 mars 2024 Në ora: 17:24
Carlo Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka reaguar ndaj shortit të Ligës së Kampionëve ku do të përballen me Manchester Cityn në çerekfinale.

Ancelotti ka thënë se për të arritur deri te trofeu duhet t’i mposhtësh më të mirët, dhe kjo sipas tij, tani është skuadra e Cityt.

“City është një rival që të gjithë e kanë si favorit, ata fituan vitin e kaluar. Është një ndeshje e vështirë, por ne kemi besimin për të bërë mirë. Të luajmë ndeshjen e dytë në Manchester nuk ka rëndësi për ne. Ndeshja çerekfinale është e komplikuar në të gjithë historinë e Ligës së Kampionëve”, u shpreh Ancelotti.

“Për ne dhe për ata. Ideja kur fillon Champions League është të fitosh kompeticionin, nëse dëshiron të fitosh duhet të mundësh më të mirët. Mund të jetë se është më e mira në Evropë për momentin. Ne kemi të gjithë besimin e botës. Nëse doni të fitoni Ligën e Kampionëve, duhet të mposhtni Cityn”, shtoi trajneri italian.

“Mendoj se gjatë historisë së Ligës së Kampionëve, të luash në çerekfinale është e komplikuar. Unë mendoj se një gjë, të cilën e mendon edhe Madridi, është të fitojë kompeticionin. Për këtë duhet të mposhtni më të mirët. Ne kemi të gjithë besimin e botës”.

Ndeshja e parë do të luhet në Santiago Bernabeu, teksa e dytë në Etihad.

Kjo është hera e tretë rreshtë që dy skuadrat përballen në fazën e eliminimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat