Befason me deklaatë

Futboll

Befason me deklaatë

Më: 15 mars 2024 Në ora: 23:27
Virgjil Van Dijk

Njëri prej mbrojtësve më të mirë në glob tregon se Le Bron Xhejms e ndihmon që të përmirësohet edhe më shumë.

Virgjil Van Dijk ka lënë të kuptohet se ylli amerikan i basketbollit, i cili njëkohësisht zotëron një përqindje të vogël aksionesh të Liverpulit, po e influencon që të përmirësohet në fushë.

“Shprehja e tij ‘Mbreti foli’ më frymëzon shumë.

Dua që të përmirësohem edhe më shumë për të arritur gjithmonë e më shumë.

Këtë sezon jemi në lojë për gjithçka, por më duhet ta pranoj se ç’do sezon është sfidë më vete. Mundohem të shikoj atletët e medhënj dhe të mësoj prej tyre si qëndrojnë gjithmonë të uritur.

Mundohem të shikoj si veprojnë ata, të cilët janë më të mirët, kur nuk janë në momentet më të mira”, tregon holandezi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat