Tetova kërkon të ‘shkelmojë’ krizën në Korçë

Futboll

Tetova kërkon të ‘shkelmojë’ krizën në Korçë

Më: 16 mars 2024 Në ora: 12:57
Egnatia

Egnatia do të luajë në transfertë ndaj Skënderbeun, takim që do të zhvillohet në orën 17:00.

Një duel mjaft delikat dhe që është i vlefshëm për javën e 28-të të Superiores.

Rrogozhinasit pas 5 ndeshjesh pa fitore do të synojnë rikthimin te rezultatet pozitive në kampionat për të mos rrezikuar më shumë vendin e parë.

Ndërkohë drejt Korçës do të udhëtojnë me mungesa.

Abdurrahman Fangaj do të jetë mungesa e vetme për kryesuesit, me anësorin e djathtë që u ndëshkua me karton në verdhë në duelin me Tiranën dhe në këtë mënyrë do të jetë i pezulluar.

Nga ana tjetër Edlir Tetova gëzon për rikthimin e një tjetër titullari.

Mario Gjata ka hedhur prapakrahëve dëmtimin dhe sulmuesi do të jetë i gatshëm për sfidën me korçarët. Kujtojmë se është një ndeshje mes të barabartëve, pasi në 3 takimet e para Egnatia ka fituar 1 ndeshje, 1 ka humbur dhe 1 tjetër ka përfunduar në barazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat