Dani Alves nuk dorëzohet

Futboll

Dani Alves nuk dorëzohet

Më: 16 mars 2024 Në ora: 13:09
Dani Alves

Gjykata e Barcelonës do të vendosë të martën e ardhshme, më 19 mars, nëse do t’i japë Dani Alves lirinë me kusht, në një seancë që do të fillojë në orën 9 të mëngjesit. Sipas raportimeve të “As”, ish-mbrojtësi i Barcelonës pret të lirohet nga burgu.

Dënimi i dhënë për të është 4 vite e gjysmë burg, përveç 5 viteve të tjera provë dhe 150 mijë euro dëmshpërblim të vajzës që e denoncoi për përdhunim në një lokal nate. Në fillim të javës, avokati i tij, Ines Guardiola, kërkoi lirimin e brazilianit. Në të kundërt, Dani Alves do të qëndrojë në burg derisa Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Katalonjës të vendosë për fatin e tij.

Ish-futbollisti ndodhet në burg prej 15 muajsh në pritje për të marrë një vendim të formës së prerë të pafajësisë apo dënimit.

Një vit e tre muaj në total, i zgjatur vetëm me një vit tjetër, pasi ligji spanjoll parashikon që të burgosurit nuk mund të izolohen përkohësisht për më shumë se 50% të dënimit të pritshëm (në këtë rast dy vite e tre muaj).

Pas këtij afati, gjykata do të duhet ta lirojë brazilianin deri në dhënien e dënimit përfundimtar. Për këto arsye dhe për konsiderata të tjera të faktit se çështja mund të zgjatet derisa të vendosë përfundimisht Gjykata e Lartë e Drejtësisë, me paraqitjen hipotetike të apelimeve të reja, nuk është e pamendueshme që Alves të lirohet provizorisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat