Erzeni dhe Laçi ndajnë pikët

Futboll

Erzeni dhe Laçi ndajnë pikët

Më: 16 mars 2024 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Erzeni dhe Laçi kanë ndarë pikët në ndeshjen e parë të fazës së katërt të kampionatit, një përballje mes dy skuadrave që objektiv kryesor kanë të sigurojnë mbijetesën në elitë.

Ndeshja mes dy skuadrave ka qenë e luftuar, me raste kryesisht në pjesën e parë, por edhe me shumë tentativa të gabuar në të dytën.

Dëshira për të shënuar nuk mungoi, por më shumë se të gjitha dy skuadrat u përqendruan që të mos gabonin në prapavijë në pjesën e dytë, duke mos lejuar rrjetat që të prekeshin.

Kështu, dueli u mbyll 0-0 dhe la gjithçka të hapur në vijim për dy skuadrat që mbeten në distancë të afërt në renditje në luftën për mbijetesë,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat