Muçi “yll” në Turqi, shënon golin e dytë me Besiktasin

Futboll

Muçi “yll” në Turqi, shënon golin e dytë me Besiktasin

Më: 16 mars 2024 Në ora: 20:01
Ernest Muçi

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas.

Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu nga e djathta drejt qendrës, aty ku 22-vjeçari goditi saktë dhe arriti që të ngushtojë diferencën mes Besiktas dhe Alanyaspor, sfidë që po luhet aktualisht dhe kryesohet 1-2 nga miqtë…

Ky është realizimi i dytë për sulmuesin nga Tirana, i cili është përshtatur në mënyrë të shkëlqyer tek Besiktas dhe është kthyer në një titullar fiks.

Muçi u transferua gjatë merkatos dimërore nga Legia drejt gjigantëve turq për shifrën e 10 milionë eurove.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat