Parashikimi i bujshëm para sfidës Manchester Utd - Liverpool

Futboll

Parashikimi i bujshëm para sfidës Manchester Utd - Liverpool

Më: 16 mars 2024 Në ora: 20:42
Ten Hag

Ish-mbrojtësi i Liverpool-it, Jose Enrique, ka mbështetur ish-skuadrën e tij për të fituar kundër Manchester United në ndeshjen në FA Cup këtë të diel.

Merseysiders do të udhëtojnë në Old Trafford për t’u përballur me United në çerekfinalen e FA Cup të dielën. Të dyja palët kanë pasur një sezon të kundërt.

Ndërsa skuadra e Jurgen Klopp është në garë për çdo trofe, duke përfshirë një Europa League, Djajtë e Kuq mund të mbeten pa trofe këtë sezon.

Përpara ndeshjes së tyre çerekfinale të FA Cup, Jose Enrique ndau parashikimin e tij për The Counter Attack Podcast, duke thënë:

“Nuk besoj se Manchester United do të marrë një rezultat pozitiv të dielën.

Natyrisht, kur isha te Liverpool, nuk ishim kaq superior ndaj Manchester United – ishte më shumë një 50/50 kur luaja dhe ndonjëherë United ishin ekipi më i mirë”.

Ai shtoi:

“Kjo është ende një ndeshje e vështirë për Liverpool-in, por unë me të vërtetë mendoj se ata do të fitojnë. Manchester United në fakt po luan më keq në Old Trafford sesa kur luan jashtë shtëpisë – nuk është njësoj si dikur kur luaja unë.

“Do të doja që Liverpool të merrte një fitore vërtet të madhe këtu –mendoj se do të fitojë 5-0.

Po shënojnë kaq shumë gola për momentin dhe sulmi i tyre është po aq i mirë sa ka qenë gjatë gjithë sezonit.

Do të doja një rezultat të madh si ky – së pari për Liverpool-in, por edhe për Jurgen Klopp”.

Hera e fundit që këto dy skuadra u përballën ishte në Anfield në Premier League më 17 dhjetor 2023, e cila përfundoi në barazim pa gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat