Foda: Kosova ka lojtarë të mirë, nuk do të mungojnë rezultatet pozitive

Futboll

Foda: Kosova ka lojtarë të mirë, nuk do të mungojnë rezultatet pozitive

Më: 18 mars 2024 Në ora: 12:42
Franco Foda

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda, në konferencën e parë para miqësores me Armeninë, ka thënë se është i lumtur që do të nis aventurën në krye të Dardanëve.

Numri një i bankinë së Kombëtares sonë, fillimisht tha se ka vëzhguar nga afër shumë lojtarë të cilët janë pjesë e Kosovës, por që luajnë në klubet e huaja.

Foda është shprehur i bindur se nuk do të mungojnë rezultat pozitive për Kosovën.

“Kemi vëzhguar lojtarët dhe po ashtu jam takuar personalisht me lojtarët, ku kemi pas shumë biseda të mira, dhe kemi kënaqësinë më fillu më punu më lojtarët dhe kemi kënaqësi të luajmë lojën e parë me Armeninë. Sot nuk janë prezentë gjithë lojtarët pasi kanë pasur lojë në fundjavë. Mirëpo, 17 lojtarë do të marrin pjesë në trajnimin e parë. Të gjithë lojtarët janë të shëndetshme dhe të gatshëm për lojë”, ka thënë Foda.

Ai ka folur edhe për listën e të ftuarve, ku në listën e tij, nuk figurojnë disa nga lojtarët që kanë pjesë e Kombëtares sonë në ndeshjet e kaluar.  

“Qysh e ceka kemi qenë shumë gjatë në udhëtime, kemi qenë edhe Bukuresht. Kemi pasur një grup prej 40-50 lojtarëve, por jemi përcaktuar për këta lojtarë që na kanë magjepsur më shumë gjithsesi secili duhet me e tregu vetën. Dyert do të jenë të hapura për secilin lojtar dhe secili do ta ketë mundësinë ta tregojë vetën. Këta lojtarë që kemi zgjedhur do t’i japim shansin ta dëshmojnë, por në ndeshjet e radhës do t’i përcjellim vazhdimisht lojtarët”, ka theksuar Foda.

“Na e kemi një plan të qartë që do të luajmë ndaj Armenisë. Kemi qenë shumë nëpër udhëtime, i kemi shikuar ndeshjet e lojtarëve live si dhe online për këtë arsye kemi zgjedhur këta lojtarë”.

Numri një i bankinës së Kombëtares sonë, është i bindur se Kosova ka lojtarë të mirë, dhe sipas tij, ‘Dardanët’ do të arrijnë rezultatet të mira.

“Kam qenë në Zurich dhe pas një javë më erdhi oferta nga FFK-ja. Kemi zhvilluar biseda shumë të mira, të cilët e kanë përmend që duan të ndryshojnë shumë gjëra në ekip. Kam punuar me lojtarë të Kosovës, si kur isha pjesë e Zurichut. Kosova ka lojtarë shumë interesantë dhe të mirë, jam bindës se do të arrijmë rezultate të mira”, ka pohuar Foda.

Liga e Kombeve është objektivi i parë i strategut Foda. Sipas tij, lojtarët duhet të besojnë se do ta fitojmë çdo ndeshje.

“Fitimi i Ligës së Kombeve? Prandaj e kam nënshkruar kontratën sepse mendoj se lojtarët janë shumë të talentuar. Për neve është më rëndësi është t’i shohim lojtarët në stërvitje, si sillen, si hormanizohen mes vete dhe pas kësaj të bëjmë një ekip ndaj Armenisë. Në futboll është më rëndësi talenti, por edhe koka është shumë e rëndësishme. Lojtarët duhet të besojnë se do ta fitojmë çdo lojë”, ka përfunduar Foda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat