Capello: Mos fajësoni Allegrin

Futboll

Capello: Mos fajësoni Allegrin

Më: 19 mars 2024 Në ora: 11:21
Capello

Juventus ka pësuar një rënie të frikshme në javët e fundit të Serie A, me bardhezinjtë që regjistrojnë vetëm një fitore në tetë ndeshjet e fundit të kampionatit, duke humbur edhe vendin e dytë në klasifikim.

Fajtori kryesor dhe shënjestra e pjesës më të madhe mbetet trajneri Massimiliano Allegri.

Megjithatë, ai që del në krah teknikut livornez është një koleg i tij si Fabio Capello. Ish-trajneri i famshëm italian, thekson se jo për gjithçka duhet fajësuar Allegri pasi sipas Capellos, Juventusit i mungojnë lojtarët cilësorë.

“Përballja me Inter i tregoi lojtarëve të Juventus diferencat e vërteta.

Pavarësisht se ndeshja u mbyll 1-0 në fushë kishte shumë diferencë dhe pas asaj sfide, futbollistët e Juventus humbën përqëndrimin dhe adrenalinën.

Tani Juventus pëson shumë dhe unë mendoj se problemi i tyre nuk është sulmi apo fakti që Allegri nuk luan me tre sulmues.

Problemi i vërtetë është mbrojtja dhe kualiteti i pakët në organikë. Allegri nuk ka as Mbappe dhe as Vinicius Junior në sulm për të shënuar gola dhe për të marrë pikët.

Nëse Allegri këmbëngul te 3-5-2, do të thotë se ajo është skema më e mirë për momentin dhe që i ofron më shumë ekuilibër. Çdo trajner bën më të mirën për skuadrën e tij”, u shpreh Capello.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat