Argjentinë, arrestohen 4 lojtarë të Velez Sarsfield

Futboll

Argjentinë, arrestohen 4 lojtarë të Velez Sarsfield

Më: 19 mars 2024 Në ora: 13:04
Stadiumi i Velez

Katër lojtarë të Vélez Sarsfield, ekip që luan në elitën e futbollit argjentinas, janë arrestuar me akuzën e abuzimit seksual të një vajze 24-vjeçare që i kishte denoncuar.

Pas paraqitjes në gjykatën e Tucumán-it dhe pas më shumë se tre orësh dëshmi nga viktima e supozuar, prokurorja publike Eugenia María Posse urdhëroi arrestimin e Sebastián Sosa, Braian Cufre', Abiel Osorio dhe Jose' Florentín.

Lajmin e raporton media argjentinase 'Clarin' duke sqaruar se ngjarjet kanë ndodhur më 6 mars në dhomën 407 të hotelit Hilton në provincën e Tucumán (ku skuadra e Velezit po qëndronte pas ndeshjes kundër Atleticos) dhe kanë tronditur botën e futbollit argjentinas dhe më gjerë.

Do të duhet të presim deri nesër për të zbuluar nëse gjyqtari Lucas Taboada do të vendosë nëse do t'i lërë në burg apo do t'i lirojë lojtarët, edhe nëse tashmë dihet se klubi ka vendosur t'i pezullojë kontratat e tyre profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat