Maqedonia stërvitet në Antalia

Futboll

Maqedonia stërvitet në Antalia

Nga: K. G. Më: 19 mars 2024 Në ora: 21:20
Maqedonisë e Veriut

Maqedonisë e Veriut ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në Antalia, ku të premten dhe të hënën do të luajë ndeshje miqësore ndaj Moldavisë përkatësisht Malit të Zi.

Maqedonia është kompletuar nga sot, pasi në seancat stërvitore iu bashkuan Stole Dimitrievski dhe Bojan Dimoski. 

Të dy u vonuan për shkak të angazhimeve të klubit dhe nga sot i janë bashkuar kampit të kombëtares.

Dy miqësoret do të jenë pjesë e përgatitjeve për Ligën e Kombeve që nis në shtator. 

Krahas këtyre dy ndeshjeve në mars, në qershor Maqedonia do të luajë edhe ndaj Kroacisë në Rijeka dhe Çekisë në Pragë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat