Sulmuesi i Milanit, në biseda të avancuara me skuadrën e MLS-së

Futboll

Sulmuesi i Milanit, në biseda të avancuara me skuadrën e MLS-së

Më: 19 mars 2024 Në ora: 22:26
Milani

E ardhmja e Olivier Giroud është ende për t’u shkruar. Siç dihet, kontrata që e lidh atë me Milanin do të skadojë më 30 qershor dhe gjatë javëve të fundit janë shtuar zërat për një transferim të mundshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas “The Athletic”, klubi më i interesuar për nënshkrimin e tij është Los Angeles FC. Negociatat mes Olivier Giroud dhe LAFC janë tashmë në një fazë të avancuar.

Dëshira e klubit amerikan është të mposhtë konkurrencën e skuadrave të tjera dhe këtë e dëshmon serioziteti ekstrem me të cilin janë zhvilluar bisedimet javët e fundit.

Giroud do të bëhej lojtari kyç i një reparti të avancuar që përfshin Denis Bouanga (shënuesi më i mirë i MLS 2023 me 20 gola dhe i Ligës së Kampionëve CONCACAF 2023 me 7 gola) dhe talentin uruguaian, Cristian Olivera.

Negociatat kanë arritur në një fazë të avancuar, por ende nuk është arritur një marrëveshje mes Giroud dhe Los Angeles FC.

Sulmuesi francez është gati të vlerësojë të gjitha opsionet për verën e ardhshme, përfshirë rinovimin e kontratës me Milaninin apo një aventurë në Lindjen e Mesme. Los Angeles FC është klubi ku aktualisht luan Giorgio Chiellini.

Pavarësisht se në shtator mbush 37 vjeç, Olivier Giroud po shijon një tjetër sezon si një protagonist i madh.

Deri më tani, ai ka luajtur 36 ndeshje zyrtare për Milanin, 26 prej të cilave në Serinë A, ku ka shënuar 12 gola dhe renditet i treti në listën e golashënuesve pas Lautaro Martinezit dhe Dusan Vlahoviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat