Juve nuk e toleron serbin

Futboll

Juve nuk e toleron serbin

Më: 20 mars 2024 Në ora: 11:41
Allegri e Vllahoviq

Juventus nuk e toleron sjelljen e Dushan Vlahoviq në fundin e ndeshjes së Serie A ndaj Genoas të mbyllur në barazim 0-0. I tensionuar edhe nga rezultati, serbi koleksionoi dy të verdha brenda një minute (92 dhe 93) pasi protestoi kundër një vendim të arbitrit që akordoi faull në favor të portierit të Genoas.

Kështu, Juventus e ka ndëshkuar Vlahoviq duke e gjobitur me një shumë prej 70.000 eurosh teksa drejtuesit kërkojnë që lojtarët të shmangin kartonët e panevojshëm dhe të tregohen të disiplinuar në fushë pasi nuk mund të penalizojnë të gjithë skuadrën.

Në rastin konkret, Vlahoviq do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Lazios, aty ku nuk do të jetë as Milik për arsye dëmtimi.

Trajneri Massimiliano Allegri është i detyruar të aktivizojë Moise Kean që gjithashtu nuk është në gjendjen e tij optimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat