Trazira në Itali

Futboll

Trazira në Itali

Më: 20 mars 2024 Në ora: 11:46
Pamje në tri foto

Trazira në Itali, dhuna e tifozëve ndërpret finalen e Kupës së Serie C!

Mbrëmjen e së martës, që sapo lamë pas u zhvillua sfida e parë finale e Kupës së Serie C, me skuadrën e Padova, që mundi në “aktiën e parë”, skuadrën e Catania, me rezultatin e ngushtë, 2:1, megjithatë pavarësisht golave dhe spektaklatit të dhuruar, tifozët sërish knë prishur bukurinë e këtij sporti.

Gjatë pushimit mes pjesëve të sfidës ka pasur dhunë mes tifozëve dhe për të rikthyer situatën nën kontroll është dashur ndërhyrja e forcave të rendit, teka një grup mbështetësish të Catania arritën të thyenin barrierat, u larguan nga sektori i mysafirëve dhe u drejtuan drejt tribunës ku ishin tifozët e Padova, duke u përleshur me ta e më pas tifozët “pushtuan” fushën me fishekzjarrë, tymuese.

Për të ndalur përleshjet dhe për të ndaluar dhunën ndërhynë forcat e policisë. Në fund të përleshjeve, oficerët morën disa tifozë të Catania për t’i identifikuar, ndërsa sfida filloi menjëherë pasi u rivendos normaliteti, skuadrat u lejuan të ktheheshin në fushë pas një pezullimi  prej një çerek ore për të luajtur pjesën e dytë të ndeshjes në siguri të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat