Thumbon Piolin

Futboll

Thumbon Piolin

Më: 20 mars 2024 Në ora: 12:16
Bakayoko e Pioli

Mesfushori Tiemoué Bakayoko, pas një sezoni jo fort të shkëlqyer te Milani, duket se ka gjetur sërish dimensionin e tij me fanellën e Lorient, në Francë.

Ish-futbollisti kuqezi, deri më tani ka luajtur 13 ndeshje me klubin francez dhe ka shënuar dy gola.

Vitin e kaluar me kuqezinjtë, ai u aktivizua vetëm në tre ndeshje, ndaj dhe përvoja e tij e dytë me “djallin” nuk ishte aspak pozitive sa ajo e parë. Bakayoko, së fundi ka bërë një deklaratë, ku ka ngacmuar edhe Milan.

Së fundmi, 29-vjeçari ka pasur disa dalje kundër Milan dhe trajnerit Stefano Pioli.

“Ndihem gjithnjë e më mire këtu te Lorient edhe pse në fillim të sezonit më shqetësonin dëmtimet”, tha Bakayoko.

“Gjithsesi, duhet të mbani mend se sezonin e kaluar në Milan nuk luajta shumë.

Trupi im duhej të mësohej me idenë për të luajtur sërish shumë ndeshje. E shoh që po filloj të rikthehem në formë”, tha francezi.

“Pioli nuk kishte më besim tek unë dhe ai ka të drejtë të vendosë.

Tani po rigjej besimin që nuk e pata te Milan vjet dhe shpresoj të luaj e shënoj sa më shumë. Kjo është ajo që dua dhe që s’e gjeta te Milan”, tha Bakayoko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat