Reagon edhe Tare

Futboll

Reagon edhe Tare

Më: 20 mars 2024 Në ora: 13:27
Joe Barone

E marta ishte një ditë e trishtë për qytetin e Firences dhe klubin e Fiorentinës teksa u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare, drejtori i përgjithshëm, Joe Barone.

Pas kësaj humbje të madhe, e gjithë bota e sportit në Itali u solidarizua me klubin vjollcë teksa nuk mungoi edhe një mesazh nga Igli Tare. Ish-drejtori i Lazio, nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, theksoi se të gjithë humbën një njeri të madh.

“Me ndarjen nga jeta të Barones, humbasim një mik të madh, një drejtues shumë të zotin, por mbi të gjitha një njeri shumë të madh.

Pusho në paqe miku im, ngushëllime familjes dhe gjithë qytetit të Firences”, shkuan Tare në reagimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat