Seferi nuk pendohet

Futboll

Seferi nuk pendohet

Më: 20 mars 2024 Në ora: 18:59
Taulant Seferi

Taulant Seferi ishte i ftuar në një bashkëbisedim me Bujar Osmanin në ‘podcast’-in e këtij të fundit.

Sulmuesi shqiptar ka treguar mënyrën se si iu bashkua kuqezinjve. Ai falenderon Alban Bushin për ftesën në Kombëtaren U21, duke qenë se ëndrra e tij e madhe ka qenë të përfaqësonte Shqipërinë.

Pavarësisht faktit se në Maqedoni theu rekordin e Pandevit si lojtari më i ri që debutonte në përfaqësuese, si dhe ngulmimit të maqedonasve për të patur pjesë të tyren, Seferi thekson se nuk e ka menduar dy herë kalimin te Shqipëria. Një zgjedhje që, siç thotë edhe vetë ai, e bën të ndihet krenar.

“Po kaloja një sezon mjaft të mirë te Rabotniçki dhe selektori më foton.

Përpara meje ka qenë Goran Pandevi, një legjendë e Maqedonisë, pastaj erdha unë dhe ia theva rekordin si lojtari më i ri. Prapësëprapë ëndrra ime ka qenë të luaja për Shqipërinë.

Doja të falenderoja trajnerin Alban Bushi, sepse ai e ka marrë iniciativën për të më marrë në telefon dhe për të më ftuar në Kombëtaren shqiptare.

Ma ka bërë ëndrrën realitet. Kam qenë në makinë me menaxherin tim kur kam marrë telefonatën dhe i kam thënë ‘po’ direkt. Në Maqedoni i kam kaluar të gjitha grupmoshat, deri te ekipi A.

Maqedonia më donte me çdo kusht të isha pjesë e saj, por dëshira dhe ëndrra ime ishte gjithmonë fanella kuqezi. Jam shumë krenar për zgjedhjen time”, ka thënë Taulant Seferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat