Daniel tundohet nga Venezuela

Futboll

Daniel tundohet nga Venezuela

Më: 21 mars 2024 Në ora: 14:46
Daniel Maldinin

Cesare fillimisht dhe më pas Paolo shkruan faqe të rëndësishme në historinë e kombëtares italiane me mbiemrin Maldini të shkruar në shpinë.

E ardhmja e një prej dinastive më të rëndësishme të futbollit italian, çuditërisht mund të marrë një rrugë tjetër.

Sipas Tuttosport, federata e futbollit të Venezuelës, kundërshtare e Italisë së Luciano Spallettit këtë mbrëmje në “Chase Stadium” në Fort Lauderdale në Florida, do të donte të “rekrutonte” Daniel Maldinin, djalin e Paolos, aktualisht është i huazuar te Monza nga Milani.

Sulmuesi i lindur në vitin 2001 ka shtetësi të dyfishtë (italiane dhe venezueliane) falë nënës së tij Adriana Fossa, e cila ka lindur në shtetin e Amerikës së Jugut edhe pse ka origjinë italiane (familja e babait të saj është nga Treviso).

Maldini Jr nuk do të ishte italiani i parë që vesh fanellën e Venezuelës në historinë e futbollit.

Para tij, Massimo Margiotta, ish-sulmues i Vicenza, Frosinone dhe Udinese në fund të viteve 2000 dhe Ernesto Torregrossa, kapiteni aktual i Pizës, kanë luajtur për Venezuelën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat