Drama e Pastores

Futboll

Drama e Pastores

Më: 21 mars 2024 Në ora: 18:01
Pastore

Javier Pastore, tashmë pa ekip pas eksperiencës së fundit në Katar SC, është rikthyer për të folur për periudhën në të cilën ka luajtur për Roman, më saktë nga viti 2018 deri në vitin 2021.

El Flaco bëri vetëm 37 paraqitje dhe realizoi katër gola për verdhekuqtë, kryesisht për shkak të problemeve të ndryshme fizike.

Mesfushori, në veçanti, kujtoi operacionin e tij në kofshë në verën e vitit 2020. Ai tha për La Nacion:

“Zgjohesha me dhimbje dhe hapat e parë ishin një vuajtje. Ulja, përkulja, hipja në makinë, më dhembte gjithmonë. Ishte një vuajtje e përditshme. Koka ime më thoshte ‘mjaft, ju lutem…’

“Nuk doja të vuaja më. Duke vazhduar të luaja futboll zgjata kohën, provova shumë gjëra por në fund isha kavie për shumë trajtime… Por asgjë, asnjë me rezultatin e dëshiruar.

“Po, kurat më kanë ndihmuar të stërvitesha dhe të luaja, por nuk  përmirësuan cilësinë e jetës sime. Unë luaja një ndeshje dhe pastaj qëndroja në shtrat për dy ditë për shkak të dhimbjes që kisha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat