Selektori i Shqipërisë: Kili është skuadër me emra të mëdhenj

Futboll

Selektori i Shqipërisë: Kili është skuadër me emra të mëdhenj

Më: 21 mars 2024 Në ora: 19:00
Sylvinho

Mbrëmjen e së premtes, “Legjionarët” e Kombëtares së Shqipërisë do të sfidojnë në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës, testin e parë zyrtarë para fazës së grupeve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, teksa si kundërshtar do të kenë Kombëtaren e Kilit, me “La Roja”, që ka jo pak emër në futbollin botëror.

Siç e do zakoni, një ditë para sfidës u zhvillua edhe konferenca për shtyp në kuadër të kësaj sfide, nga ku tekniku Sylvinho u shpreh se, ndaj Kilit pret një ndeshje të bukur e të fortë, teksa i konsideroi kundërshtarë si një ekip me emra të mëdhenj.

Përtej sfidës, Sylvinho foli edhe për “yjet” e sulmit, teksa u shpreh se ekziston mundësia, që Rey Manaj e Armando Broja të luajnë të dy në repartin ofensiv.

“Nesër do të kemi një stadium të mbushur plot me tifozë shqiptarë dhe natyrisht do të jetë një sfidë e bukur. Doja të falenderoja gazetarin nga Kili, për pytjen që i bëri Gjimshitit, por siç tha edhe kapiteni ne aktualisht nuk po mendojmë për Evropianin.

 

Lojtarët prej tre ditësh janë të grumbulluar dhe flasin vetëm për dy ndeshjet miqësore, ndaj Kilit e Suedisë. Dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe të vështirë.

Ndërkohë kemi përballë një Kombëtare të madhe, që nuk ka në ekip vetëm një emër të madh si Alexis Sanchez, por edhe Diaz, Vargas e Perez, por nuk duhet harruar edhe që Kili është një skuadër që ka marrë pjesë 9 herë në Kupën e Botës.

Është skuadër që është mësuar të luajë me emra të mëdhenj dhe sigurisht që për mua si amerikano-latin është një sfidë e veçantë, por padyshim si trajner i Shqipërisë do të jetë një emocion tjetër

Broja dhe Manaj? Është një moment i veçantë dhe i bukur për ne. Manaj dhe Hoxha për herë të parë me ne, pothuajse hera e dytë për Brojën.

Ka ardhur edhe Sherri, i cili ka qenë edhe njëherë tjetër, por nuk ka luajtur.

Po, në futboll është gjithçka e mundur. Broja dhe Manaj kanë karakteristika të ndryshme, do t’i vlerësojmë të dy çdo ditë, por edhe të tjerët. Të gjithë. Nuk është problem për mua t’i aktivizoj të dy bashkë.

Gjithçka mund të ndodhë në futboll”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat