Stërvitje pa shtatë lojtarë tek Partizani

Futboll

Stërvitje pa shtatë lojtarë tek Partizani

Më: 26 mars 2024 Në ora: 11:07
Partizani

Partizani vijon normalisht përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Laçit, që nis edhe sprintin final të kampionatit të rregullt, pas ndalesës për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Trajneri Shehi shpreson që në vazhdim skuadra të plotësohet akoma më shumë. Aktualisht, ekipi po stërvitet pa plot shtatë lojtarë. Preka, Buxhelaj, Bintsuka dhe Ismaili janë të grumbulluar me ekipet përfaqësuese, ndërsa Maget ka marrë leje për të takuar familjen.

Plani është që ky i fundit të kthehet ditën e sotme, ndërsa nga e mërkura pritet të kthehen edhe tre të tjerët, përveç Bintsukës.

Lajme të mira janë rikthimi i Mensah dhe forma e mirë e treguar në stërvitje nga Keko, që nuk luan prej rreth tre muajsh. Fazën e rikuperimit e vijojnë Mehmeti dhe Bytyçi. Mesfushori nuk pritet të jetë gati për të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat