Reagon Armand Duka

Futboll

Reagon Armand Duka

Më: 26 mars 2024 Në ora: 11:29
Reagon Armand Duka

Shqipëria u mposht nga Suedia në miqësoren e dytë të muajit mars me rezultatin 1-0.

Kjo ishte humbja e dytë në dy testet miqësore për kuqezinjtë, të cilët pak ditë më parë humbën ndaj Kilit me rezultatin 0-3.

Në lidhje me këto dy paraqitje ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, e ka cilësuar duelin ndaj Suedisë si një paraqitje më e mirë se ndaj Kilit.

Reagimi i Dukës

Sot ndaj Suedisë kombëtarja bëri një paraqitje më të mirë se sa ndaj Kilit. Impenjimi që treguan lojtarët në fushë ishte i kënaqshëm, mbase duhet të ishim pak më shumë agresivë.

Këto dy ndeshje na kanë shërbyer shumë për të kuptuar se vetëm me punë, impenjim e shumë sakrifica mund të kemi rezultate më të mira dhe të rritemi. Tani duhet të fokusohemi te finalet e Euro 2024, të përgatitemi sa më mirë për të bërë një turne të paharrueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat