Mourinho zbulon tre arsyet pse refuzoi kontratën nga Arabia Saudite

Futboll

Mourinho zbulon tre arsyet pse refuzoi kontratën nga Arabia Saudite

Më: 26 mars 2024 Në ora: 18:51
Mourinho

Jose Mourinho zbuloi tre arsyet pse ai refuzoi një transferim në Saudi Pro League.

Trajneri portugez u raportua gjerësisht se kishte refuzuar një ofertë nga klubi Al Shabab në janar.

Sipas ESPN, Mourinho zhvilloi bisedime me drejtorin sportiv të palës saudite, Domenico Tite vetëm një javë pasi u shkarkua nga Roma.

Megjithatë, në një intervistë të re me Fabrizio Romano, Mourinho zbuloi se ai mori një qasje nga Arabia Saudite ndërsa ishte trajner i Romas, vetëm për ta refuzuar për tre arsye.

61-vjeçari, i cili është shkarkuar nga pesë ekipet e tij të fundit (Chelsea, Real Madrid, Manchester United, Tottenham dhe Roma), vlerësoi gjithashtu Cristiano Ronaldon për hapjen e rrugës për rritjen e futbollit në Arabinë Saudite, megjithëse sugjeroi që kampionati ka ende rrugë për të bërë.

Ish-trajneri i Interit dhe Portos tha: “Unë mendoj se Cristiano hapi derën për sa i përket njerëzve që besojnë se është e mundur të jesh në Arabinë Saudite, të jetosh atje, ta shijosh jetën atje, të gëzosh zhvillimin e një vendi që dëshiron të jetë një vend ndryshe brenda futbollit.

“Ka një pasion, por nuk është i zhvilluar. Cristiano hapi derën dhe kur pata një propozim, natyrisht, ishte i rëndësishëm ekonomikisht. Refuzova sepse ajo që ishte më e rëndësishme për mua ishte Roma, objektivat e futbollit europian dhe angazhimi.

“Nëse më pyet në të ardhmen, eksperienca më ka mësuar të them kurrë mos thuaj kurrë, por nëse më pyet pse po udhëtoj sot në Arabi, kjo është sepse do të shijoj tri ditë duke parë boks, duke parë Formula 1, duke qenë me disa miq.

“Nuk është për shkak se unë do të nënshkruaj ndonjë kontratë sepse tani kam kohë deri në fund të sezonit për të marrë vendimin e duhur”.

Mourinho, i cili është parë në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite dhe në ndeshjen e Anthony Joshua me Francis Ngannou në Arabinë Saudite në javët e fundit, pranoi se ka të ngjarë të presë deri në verë për një ekip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat