​Mourinho e zbulon synimin e tij të radhës

Futboll

​Mourinho e zbulon synimin e tij të radhës

Më: 26 mars 2024 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Në një intervistë me gazetarin e njohur, Fabrizio Romano, trajneri Jose Mourinho ka zbuluar se cili dëshiron që të jetë hapi i radhës i tij.

Mourinho u shkarkua nga Roma në janar të këtij viti, dhe “Giallorossët” e zëvendësuan “The Special One” me legjendën e klubit, Daniele De Rossi.

Që nga shkarkimi nga Roma Mourinho është i pa punë, dhe trajneri portugez ka zbuluar se dëshiron të marrë drejtimin e një kombëtareje.

“Ta drejtoj një kombëtare është synimi im. Ndoshta pak para Kupës së Botës, Evropianit ose Kupës së Amerikës e Kupës së Afrikës, unë mund të them po. Por të pres edhe dy vite për atë gjë, unë nuk e di. Ndoshta një ditë do të ndodhë”, tha Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat