Ish-futbollisti i Real Madrid: Holanda ia del në Europian vetëm nëse Depay nuk shkon në palestër

Futboll

Ish-futbollisti i Real Madrid: Holanda ia del në Europian vetëm nëse Depay nuk shkon në palestër

Më: 28 mars 2024 Në ora: 23:19
Memphis Depay

Holanda është shortuar në Grupin D në pjesëmarrjen e saj në Euro 2024, së bashku me Francën, Austrinë dhe Poloninë. Legjenda e “tulipanëve”, Rafael van der Vaart, theksoi se kombëtarja e tij ka shanse të zhvillojë një europian pozitiv.

Por, sipas ish-mesfushorit të Real Madrid, shumë do të varet edhe nga forma e Memphis Depay, për të cilin pati një këshillë të veçantë.

“Depay është padyshim lojtari më i mirë i Holandës. Nëse në verë do të jetë në formë, atëherë Holanda do të ketë shanset e saj në këtë turne, përndryshe nuk shoh asnjë mundësi për kombëtaren tonë.

Memphis ka shumë kualitet, por më duket se ka më shumë muskuj se sa duhet.

Për mendimin tim do të ishte më mirë që të mos e frekuentonte aq shpesh palestrën”, u shpreh Van der Vaart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat