Teuta për mbijetesën. Publikohen formacionet

Futboll

Teuta për mbijetesën. Publikohen formacionet

Më: 29 mars 2024 Në ora: 18:53
Pamje nga një ndeshje

Ndeshja e sotme mes Tiranës dhe Teutës është shumë e rëndësishme për vijimësinë e kampionatit për të dy skuadrat, edhe pse kanë objektiva të ndryshme në këtë pikë të sezonit.

Bardheblutë janë të ndërgjegjshëm që me një fitore sot do të arrijnë që të kthehen përsëri në katërshen e parë në klasifikim. Ndërsa nga ana tjetër, te Teuta e dinë që një fitore sot në “Air Albania” do u jepte një shtysë më shumë për t’iu larguar zonës së ftohtë dhe për të tentuar pse jo edhe një herë katërshen e parë në ndeshjet e mbetura.

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Kozi, Lulaj, Përgjoni, Hoxhallari, Jonuzi, Haxhiu, Deliu, Lushkja, Latifi, Abazaj, Nikqi.
Trajner: Erbim Fagu

TEUTA: Vata, Jazxhi, Gjini, Kotobelli, Kruja, Gjinollari, Beqja, Arifi, Lloci, Peposhi, Daci.
Trajner: Edi Martini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat