Arteta shpreson që t’i ketë gati Sakan, Martinellin dhe Gabrielin

Futboll

Arteta shpreson që t’i ketë gati Sakan, Martinellin dhe Gabrielin

Më: 29 mars 2024 Në ora: 19:00
Arteta

Gjatë konferencës së tij për shtyp para në prag të derbit kundër Manchester Cityt, Mikel Arteta ka ofruar një përditësim rreth lëndimeve të Gabriel Megalhaes, Bukayo Sakas dhe Gabriel Martinellit.

Qendërmbrojtësi brazilian dhe sulmuesi anglez humbën miqësoret me kombëtaret e tyre shkaku i lëndimeve, teksa sulmuesi brazilian i mungoi “Topçinjve” në dy ndeshjet e fundit, ndaj Brentfordit dhe Portos.

Arteta u pyet sot rreth mundësisë që ata të luajnë ndaj “Qytetarëve” të dielën, teksa tha se do të presë deri në momentin e fundit për të vendosur.

“Ka një shans. Ata nuk janë stërvitur, por nesër kemi një seancë tjetër, kështu që ka mundësi që ata të jenë në dispozicion”, deklaroi trajneri spanjoll.

Kujtojmë se Arsenali është lider në tabelë me 64 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli në pozitën e dytë.

Man City është i treti me vetëm një pikë më pak.

Derbi mes Man Cityt dhe Arsenalit do të zhvillohet në “Etihad Stadium”, me fillim prej orës 17:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat