Guardiola: Liverpool, favorit për të fituar titullin!

Futboll

Guardiola: Liverpool, favorit për të fituar titullin!

Më: 1 prill 2024 Në ora: 00:47
Guardiola

Pas barazimit pa gola ndaj Arsenal, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola zbulon favoritin për të fituar titullin e Premier League këtë sezon sipas tij,

Në prononcimin e dhënë për mediet pas këtij takimi, Guardiola u shpreh se kryesuesit e renditjes janë gjithmonë favoritët për të fituar titullin.

“Gjithmonë kush është i pari është favorit, i dyti është Arsenali dhe ne jemi të tretët”-deklaroi Pep Guardiola.

Momentalisht, Liverpool kryeson me 67 pikë, Arsenal renditet në vend të dytë me 65 pikë, teksa Manchester City në vend të tretë me 64 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat