Dinamo me Ademin është tjetër histori

Futboll

Dinamo me Ademin është tjetër histori

Nga: K.G. Më: 2 prill 2024 Në ora: 17:50
Ademi

Dinamo e mposhti Hajdukun në “Polud” me rezultat 1:0 dhe iu rikthye garës për titullin në Kroaci.

Dinamo i dha një goditje të rëndë Hajdukut në betejën për titull, dhe tashmë të kaltrit vendosin vetë fatin e tyre.

Media “Index” e Kroacisë ka bërë një analizë në të cilën thotë se Arijan Ademi do të luajë një rol kyç në betejën për titull.

“Pyetni të gjithë në klub, nga pastruesi deri tek ata të lartë dhe do t'ju thonë se Dinamo me Ademin është një histori tjetër”, thuhet në artikullin e “Indeksit”.

Dinamo nuk ka humbur asnjë derbi me Ademin në formacion dhe e vetmja disfatë është shënuar në fushën e Goricës.

“Dhe sado që nuk është një situatë optimale, Ademi në fushë është më i rëndësishëm për Dinamon dhe këtë do ta thotë çdo lojtar. Me të, Dinamo duket më i sigurt”, thuhet në shkrimin e mediumit kroat.

Pas javës së 28-të, Rijeka kryeson me 62 pikë ka një ndeshje e pesë pikë më shumë se Dinamo  dhe Hajduku zë vendin e tretë me 55 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat