Pse Superkupa e Italisë pritet të thyejë rekord?

Futboll

Pse Superkupa e Italisë pritet të thyejë rekord?

Më: 3 prill 2024 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Arabia Saudite po përgatitet të presë një Superkupë të nivelit të lartë të Italisë në janar 2025.

Fitorja e Juventusit ndaj Lazios në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë (2-0, golat nga Chiesa dhe Vlahovic), i kualifikoi bardhezinjtë në “Final Four” e fillimit të vititë të ardhshëm.

Ky format me “Final Four” është konfirmuar zyrtarisht më 29 mars, pas rezultateve të shkëlqyera të edicionit të parë historik të fituar nga Interi ndaj Napolit, vetëm pak muaj më parë. Me përjashtim të trazirave të bujshme në renditje, zikaltrit do të jenë sërish atje, në shoqërinë e Milanit, mjaft i sigurt për vendin e dytë në Serie A, që është afër përfundimit.

Milanezëve do t’iu bashkohen edhe finalistët e Kupës së Italisë. Pra, prezenca e Juves është shumë e mundshme, ndërsa vendin tjetër do ta diskutojnë Fiorentina dhe Atalanta. Ngjarja e shumëpritur, e cila duhet të zhvillohet nga 3 deri më 7 janar, vitin e ardhshëm, në tokën saudite, do të transmetohet ekskluzivisht nga “Mediaset”.

Për momentin Interi, fitues hipotetik i Serie A, do të sfidonte humbësin e finales së Kupës së Italisë, të planifikuar për më 15 maj në Romë. Megjithatë, fituesi do të përballej me Milanin. Tri ndeshje, të gjitha nga 90 minuta dhe pa kohë shtesë, nëse klubet vendosin të respektojnë rregullat e edicionit të kaluar. Në rast barazimi, penalltitë do të gjuhen menjëherë pas kohës së rregullt.

Në pritje për të zbuluar përfundimisht pjesëmarrësit, e vetmja siguri është rëndësia e madhe e ndeshjeve që do të zhvillohen, siç theksohet nga shifrat.

Në fakt, finalja e Superkupës mes Interit dhe Napolit më 22 janar mblodhi mbi 7.1 milionë shikues në TV (në “Canale 5”) Jo më pak interes ka Kupa e Italisë, të drejtat ekskluzive të transmetimit të së cilës në të gjitha platformat janë marrë nga “Mediaset”, deri në sezonin 2026-2027, duke konfirmuar vëmendjen e fortë të kompanisë së Cologno Monzese ndaj sportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat