Jashari transferohet në Club Brugge

Futboll

Jashari transferohet në Club Brugge

Më: 3 prill 2024 Në ora: 18:10
Ardon Jashari

Ardon Jashari ka nënshkruar kontratë me Club Brugge deri në vitin 2028, duke kaluar nga Luzern.

Klubi belg i ka siguruar më herët shërbimet e mesfushorit, për ta afruar gjatë verës në klub, duke paguar 5-6 milionë euro.

Jashari është transferimi i parë i Club Brugge, ndërsa këtë sezon ai ka shënuar 6 gola dhe 4 asistime.

Mesfushori ka qenë pjesë e Luzern që nga mosha 11 vjeçare, duke luajtur në të gjitha kategoritë.

Ai ka debutuar para një viti me Kombëtaren e Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat