Kukësi shtang Tiranën në Kupë, një hap drejt finales

Futboll

Kukësi shtang Tiranën në Kupë, një hap drejt finales

Më: 3 prill 2024 Në ora: 18:49
Pamje nga një ndeshje

Verilindorët kanë fituar gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë përballë bardhebluve me rezultatin 2-0

Kukësi surprizon në Kupën e Shqipërisë, teksa, përtej pozitës së vështirë në fundin e renditjes së Kategorisë Superiore, ka arritur një tjetër rezultat të papritur në gjysmëfinalen e parë, duke shtangur Tiranën dhe duke e mundur me rezultatin 2-0.

Ishte Mingos ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të, teksa finalizoi një aksion të gjatë të vendasve, pas një përpjekjeje të Solovnikovit.

Me këtë epërsi minimale do të mbylleshin 45 minutat e para, ndërsa shifrat që do të dyfishoheshin vetëm nga Solodovnikov në minutën e 59-të. Një fitore tepër e rëndësishme për verilindorët, që duke parë renditjen e tyre në kampionat, Kupa është veprimtaria e vetme ku mund të shpresojnë për të mos dalë duarbosh nga ky sezon.

Ndeshja e kthimit do të luhet me datë 24 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat