Devolli: Asgjë nuk ka mbaruar, ja kujt ia dhurova puthjen

Futboll

Devolli: Asgjë nuk ka mbaruar, ja kujt ia dhurova puthjen

Më: 3 prill 2024 Në ora: 18:59
Bledar Devolli

Trajneri i Kukësit, Bledar Devolli foli pas fitores 2-0 kundër Tiranën në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Shqipërisë.

Ai u shpreh se asgjë ska mbaruar dhe se do vazhdojnë të punojnë fort për t’u kualifikuar në finale.

“Kemi bërë një hap të rëndësishëm, një ndeshje shumë të mirë, kemi marrë një rezultat shumë të mirë, por asgjë ska mbaruar pasi kemi përpara Tranën, një skuadër shumë të fortë dhe me histori.

Duhet të jemi të përulur, të fillojmë punën, të jemi agresivë, të driblojmë kur të marrim topin të nisemi me shpejtësi, i falenderoj djemtë për çdo gjë sot. Kemi dhe njerëz të afërt përsa i përket dedikimit të puthjes pas golit të dytë.

Që pas ndeshjes flasim me ekipin i komplimentojmë por lufta vazhdon, të jemi të përulur, të punojmë dhe sakrifikojmë se vërejtjet tona i bëjnë gjithmonë mirë çunave. Duke mos pësuar gol prej 5 ndeshjeve është gjë e mirë, e kemi marrë vetëm nga Egnatia dhe nga hiçi.

Kur dublojmë dhe markojmë besoj që jemi shumë të fortë. Ku ka qetësi tek kjo punë, ska shanse, më pëlqen që shkojmë tek porta. Unë nuk ankohem asnjëherë për rastet e humbura, unë kam për detyrë ti ccoj deri atje pastaj a hyn goli apo jo kjo është në dorë të tjetërkujt”, deklaroi Devolli për “MCN TV”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat