Liverpool do të kërkojë të rimarrë vendin e parë

Futboll

Liverpool do të kërkojë të rimarrë vendin e parë

Më: 4 prill 2024 Në ora: 11:14
Klopp

Java e 31-të e kampionatit anglez do të luhet edhe gjatë ditës së enjte, me dy takimet e fundit, Liverpool-Sheffield UTD dhe Chelsea-Manchester UTD.

Liverpool do të kërkojë të rimarrë vendin e parë, pozicion të cilin ia mori Arsenali me suksesin ndaj Lutonit, teksa në prag të ndeshjes ndaj Sheffield UTD, trajneri Jurgen Klopp e vendosi theksin te ngarkesa e ndeshjeve, teksa u shpreh se pret një takim të luftuar.

Pra, ne kemi nevojë për ekipin e plotë sepse jemi pranë fundit. Kemi bërë një sezon shumë të gjatë, një sezon ku kemi pasur një kalendar të ngjeshur dhe gjithmonë kemi vuajtur mungesat, sepse kur dikush kthehet, një apo dy të tjerë dëmtohen.

Sheffield UTD? Pres një ndeshje të vështirë, të fortë dhe të luftuar. Momenti është shumë i vështirë dhe delikat, por mezi pres jo vetëm këtë ndeshje, por të gjitha.

Kemi një fund sezoni vërtet emocionues, por ne të gjithë jemi në humorin e duhur, e ndjej këtë brenda skuadrës” – përfundoi Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat