Kontestojnë vendimet e Hamitit, ja pikantet e Dinamo-Teuta

Futboll

Kontestojnë vendimet e Hamitit, ja pikantet e Dinamo-Teuta

Më: 4 prill 2024 Në ora: 14:21
Pamje nga një ndeshje

Në “Air Albania” pati disa momente interesante gjatë ndeshjes mes Dinamos dhe Teutës, që i sjell “Panorama Sport”.

 Interesim i paktë nga ana e tifozëve për këtë ndeshje. Përveç tifozëve në tribunën qendrore, në pjesë e rezervuar për tifozët vendës ra në sy një grup fëmijësh që gjithë kohën brohoritën për Dinamon. Po ashtu edhe lojtarët e ekipeve të akademisë. Në anën tjetër, rreth 20 tifozë të Teutës ndjeheshin me një daulle sa herë kishte raste të rrezikshme për skuadrën e tyre.

Presidentët e dy skuadrave, Adrian Bardhi i Dinamos, dhe Edmond Hasanbelliu, nuk preferuan tribunën VIP të stadiumit, por llozhat e tij.

Në një moment të pjesës së dytë, kur Jazxhi mori karton të verdhë për një faull në mesfushë, trajneri Martini reagoi menjëherë ndaj lojtarit të tij: “Ça je tu bo, mo ça je tu bo?!”.

Në disa momente trajneri Mehmeti dëgjohej teksa i drejtohej Zabërgjës: “Zabi, dili përpara!”.

Tifozët e Dinamos në tribunën qendrore gjithë kohën janë kapur me kryesorin Hamiti, duke kontestuar vendimet e tij, sidomos tolerimin e disa ndërhyrjeve të ashpra ndaj lojtarëve blu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat