Tre lojtarë shqetësojnë Luis Enrique-n

Futboll

Tre lojtarë shqetësojnë Luis Enrique-n

Më: 5 prill 2024 Në ora: 12:05
Luis Enrique

Pas kualifikimit në finalen e Kupës së Francës, Paris Saint-Germain ka nisur punën për sfidën ndaj Clermont, por edhe atë të mesjavës ndaj Barcelona-s në Champions League.

Warren Zaire-Emery, Kylian Mbappe dhe Ousmane Dembele kanë punuar të diferencuar këtë të enjte në shtëpinë e PSG-së, teksa ka nisur punën me grupin edhe Barcola.

Mbappe dhe Dembele nuk kanë asgjë për t’u shqetësuar, thjesht mbingarkesë fizike, ndërsa Zaire-Emery pritet t’i nënshtrohet përsëri ekzaminimeve, pasi ndaj Rennes u largua i dëmtuar (tërheqje muskulore).

Të tre lojtarët me shumë gjasa do të mungojnë ndaj Clermont, për të qenë gati ndaj Barcelona-s në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat