Ibra i kërkon të martohet me të, por ajo e refuzon

Futboll

Ibra i kërkon të martohet me të, por ajo e refuzon

Më: 5 prill 2024 Në ora: 14:15
Helena dhe Zlatan Ibrahimoviç

Në intervistën e gjatë të dhënë për Piers Morgan, Zlatan Ibrahimoviç shqipton shumë fraza tërheqëse, në përputhje me karakterin e tij. Nën “fishekzjarrët” e arrogancës së tij të zakonshme, kampioni suedez 42-vjeçar fsheh edhe disa të vërteta të buta.

Njëra në veçanti, në lidhje me marrëdhënien me partneren e tij Helena Seger, me të cilën jeton prej mbi 20 vitesh.

Bashkë kanë sjellë në jetë dy fëmijët e tyre, Maximilian dhe Vincent. Ish-modelja suedeze, e cila është 11 vite më e madhe se Ibra, ka një karakter jo më pak të fortë se gjigandi nga Malmoe. Anekdota që tregoi Zlatan thotë shumë për marrëdhënien e tyre, të gdhendur në fortësinë e granitit…

Ish-sulmuesi i shpjegoi gazetarit pse nuk është martuar, pavarësisht se ka qenë me Helenën prej kaq shumë kohësh. Kur u pyet pse nuk i propozoi kurrë për martesë gruas, Ibrahimovic u përgjigj: “E bëra, por ajo tha jo. Helena është shumë e lezetshme. Kjo ndodhi disa vite më parë.

I thashë asaj: Pas 20 vitesh bashkë, ti meriton të martohesh me mua. Helena m’u përgjigj:

Nuk kam nevojë të martohem me ty që të jem me ty… Ajo është e fortë, shumë e fortë, – shpjegoi Ibra, duke e bërë të qartë se refuzimi u vlerësua në mënyrë paradoksale nga ai. – Mendoj se bëri mirë, sepse nëse më refuzon, fiton më shumë respekt nga unë”.

Megjithatë, me gjithë lëvdatat, Ibrahimovic la të kuptohej se egoja e tij ishte “mavijosur” pak nga ai refuzim. Kur u pyet nëse do t’i propozonte përsëri Helenës për martesë në të ardhmen, Zlatan u shpreh i hapur: “Jo, ajo e kishte një shans, nuk do të ketë propozim të dytë.

Sidoqoftë, ka dy fëmijë me mua, kështu që është edhe më shumë se të jemi të martuar.

Ajo më tha: Dëgjo, nuk kam nevojë të martohem me ty për të provuar se jam me ty dhe kemi dy djem. Dhe të them të drejtën, nuk ka nevojë për një copë letër për të vërtetuar se ajo është e imja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat