"Zonja e Vjetër" interesohet për “bomberin” e Italisë

Futboll

"Zonja e Vjetër" interesohet për “bomberin” e Italisë

Më: 5 prill 2024 Në ora: 16:20
Mateo Retegui

Juventus thuhet se ka hapur bisedimet me agjentët e Genoa dhe sulmuesit të Italisë, Mateo Retegui për një transferim të mundshëm në merkaton e verës.

Sipas “Tuttosport”, Juventusi është i interesuar për nënshkrimin e italianit Mateo Retegui dhe ka hapur bisedimet me përfaqësuesit e sulmuesit.

Bardhezinjtë duan të rrisin opsionet e tyre në sulm për sezonin e ri dhe kanë identifikuar 24-vjeçarin si një përforcim ideal që mund të sfidojë Dusan Vlahovic për një vend titullari, gjithmonë nëse serbi nuk sakrifikohet në merkaton e verës.

Sipas gazetës në fjalë, bisedimet paraprake kanë filluar tashmë mes palëve, por ende nuk ka një dritë jeshile për detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat