Zinchenko i gatshëm të mbrojë Ukrainën: “Do të shkoja të luftoja”

Futboll

Zinchenko i gatshëm të mbrojë Ukrainën: “Do të shkoja të luftoja”

Më: 5 prill 2024 Në ora: 21:02
Futbollisti i Arsenalit, Oleksandr Zinchenko

Futbollisti i Arsenalit, Oleksandr Zinchenko ka zbuluar se do të largohej nga Britania e Madhe për të luftuar në Ukrainë nëse do të thirrej.

27-vjeçari ka thënë për ‘BBC Newsnight’ se ka dhuruar rreth 1 milion paund për të ndihmuar njerëzit në vendin e tij që nga pushtimi i plotë i Rusisë në vitin 2022.

‘BBC Newsnight’ pyeti futbollistin nëse do t’i përgjigjej një thirrjeje për të luftuar, nëse do të shihte më shumë vlerë në këtë sesa të qëndronte për të luajtur futboll në Premier League.

“Unë mendoj se është një përgjigje e qartë. Unë do të shkoja të luftoja”, ka thënë fillimisht Zinchenkos, i cili shtoi se kishte ish-shokë të shkollës që luftonin në vijën e parë.

“Është e vështirë të kuptosh se kohët e fundit kemi qenë në të njëjtën shkollë, kemi luajtur në shesh lojërash ose në fushën e futbollit dhe tani ata duhet të mbrojnë vendin tonë. Sinqerisht, është kaq e vështirë ta pranosh këtë, por është ajo që është. Ne nuk mund të heqim dorë”, tha ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat