Luzi: Një pikë është pak për Dukagjinin

Futboll

Luzi: Një pikë është pak për Dukagjinin

Më: 6 prill 2024 Në ora: 18:13
Artan Luzi - majtas dhe Armend Dallku në mes

Trajneri Artan Luzi që e zëvendësoi Armend Dallkun e suspenduar për duelin ndaj Malishevës, ka thënë se Dukagjini e meritoi fitoren.

Dukagjini barazoi në udhëtim te Malisheva, 1:1.

Dukagjini në gjithë pjesën e dytë luajti me një lojtar më shumë në fushë.

“Një pikë është pak për ne, ne duhej ta fitonim ndeshjen. U bë një gabim në mbrojtje.

Sa ishte gabim individual, ashtu edhe kolektiv.

Kemi ushtruar tërë javën dhe pikërisht Hazrollaj na dënoi. Komplimente për Hazrollajn, është lojtar shumë i mirë. Deri në fund, si lufta për titull dhe ajo për mbijetesë, do të jetë e hapur. Do të punojmë e të shohim se ku do të përfundojmë”, ka deklaruar Luzi për “ArtMotion” pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat