Pa fat Vedat Muriqi në Spanjë, nuk mjaftoi penalltia e tij! Athletic Bilbao fiton Kupën e Mbretit 

Futboll

Pa fat Vedat Muriqi në Spanjë, nuk mjaftoi penalltia e tij! Athletic Bilbao fiton Kupën e Mbretit 

Nga: K.Goca Më: 7 prill 2024 Në ora: 00:50
Vedat Muriqi në veprim gjatë ndeshjes

Athletic Bilbao është fitues i Kupës së Mbretit në Spanjë!

Athletic Bilbao me penallti e ka mposhtur me rezultat 4:2 Mallorca-n!  

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është paraqitur titullar për Mallorca-n. 

Image

Muriqi në veprim

Finalja është zhvilluar në stadiumin “de La Cartuja” në Sevilla.

Në minutën e 21-të, Rodriguez kaloi në epërsi Mallorca-n. 

Pjesa e parë mbyllet me epërsi të Mallorca-s.

Në fillim të pjesës së dytë përkatësisht në minutën e 50-të, Sancet ka barazuar rezultatin 1:1.

Në minutën e 90+1 Vedat Muriqi është ndëshkuar me karton të verdhë.

Ndeshja në kohën e rregullt ka përfunduar baras (1:1) dhe ka shkuar në vazhdime dy herë nga 15 minuta por pa ndryshim të rezultatit dhe penalltitë përcaktuan fituesin e Kupës së Mbretit.  

Penalltitë, për Athletic Bilbaon shënuan Garcia, Muniain, Vesga e Berenguer, dhe për Mallorca-n realizoi Vedat Muriqi, Sanchez, dështuan Morlanes, Radonjiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat