Ish - ndihmësi i Contes: Po troket në “Kontinasa”

Futboll

Ish - ndihmësi i Contes: Po troket në “Kontinasa”

Më: 7 prill 2024 Në ora: 12:24
Conte

Sa më shumë kalojnë ditët dhe fundi i sezonit afron dhe aq më të forta bëhen zërat që shohin një divorc në fund të kampionatit mes Juventusit dhe Masimiliano Alegrit.

Ndonëse ai është në lojë për t’u kualifikuar në zonën Champions dhe për të shkuar në finalen e Kupës së Italisë, janë të shumtë ata që e shohin se aventura e dytë e livornezit në Torino ishte më tepër se zhgënjyese dhe ndoshta për sezonin e ardhshëm nevojitet një rifillim i ri.

Dhe siç dihet emrat për pasuesin e tij janë pak a shumë të përhershmit, duke nisur që nga vera e kaluar me De Zerbin, Zidanin, apo edhe Konten. Por për këtë të fundit, përveç ish mikut të tij me të cilin kishte luajtur te Leçe, i cili konfirmonte se Antonio do të rikthehej me vrap në Torino dhe është bërë pishman për largimin e tij, ishndihmësi te bardhezinjtë e konfirmon:

“Unë di të them se Antonio Konte ka kohë që ka nisur të trokasë në dyert e ‘Kontinasas’ (qendra stërvitore bardhezi), për t’u vet ofruar. Antonio është shumë i lidhur me Juventusin dhe është i bindur se ai mund ta rikthejë këtë skuadër fituese, siç bëmë së bashku mes viteve 2011-2014. Por sigurisht që Juventusi nuk është zgjedhja e vetme, pasi edhe Napoli është një ide që e josh, duke marrë parasysh ambientin e vështirë aty, ndonëse këtu ka një kleçkë.

Nëse presidenti De Laurentis vendos që të shesë Viktor Osimhenin dhe nuk i lë pushtet Kontes për merkaton, atëherë kjo marrëveshje nuk do të ndodhë kurrë. Por nëse këto dy kushte zbatohen, mos u habisni nëse do e shihni Antonion në stolin e Napolit këtë verë”, tha Anxhelo Alesio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat