Xhaka shkakton polemika në Zvicër 

Futboll

Xhaka shkakton polemika në Zvicër 

Nga: K.Goca Më: 7 prill 2024 Në ora: 13:25
Taulant Xhaka

Pas disa muajsh zëvendësues, futbollisti Taulant Xhaka është sërish i rëndësishëm për Baselin. 

Pse nuk luajti për një kohë të gjatë dhe çfarë thotë veterani i Baselit për polemikat në Instagram rreth "Personit X", shkruan mediumi zviceran “Blick”.

33-vjeçari ka pas një zhgënjim  përfshirë një postim misterioz në Instagram, pas humbjes 5:1 ndaj Young Boys, Xhaka thumboi një “person X” i cili fliste negativisht për të në media. 

Xhaka u shpreh edhe një herë: "Kjo është një punë e përfunduar".

Ai i referohet bisedave të shumta me Fabio Celestinin dhe marrëdhënies me trajnerin: “Nuk kam pasur kurrë problem me të. Marrëdhënia jonë ka qenë e shkëlqyeshme që nga dita e parë” 

Xhaka dëshmoi në Lozanë se ende mund ta ndihmojë ekipin në aspektin sportiv. 

Celestini ka thënë: “Tani më duhen ushtarë! Taulanti është ushtari im!

Ai nuk mendon për veten, ai mendon për ekipin, klubin. Më duhen lojtarë që vdesin në fushë për FC Baselin”.

Sipas Celestinit, ishin disa arsye pse Xhaka kishte vetëm një rol dytësor në fillim të vitit: “Tauli sot nuk është Tauli një muaj më parë. Folëm shumë dhe kërkuam një rol të mirë për të”.

Mbështetje e plotë nga trajneri për Xhakën! Çfarë mendon David Degen për të? Fakti që presidenti nuk mendon shumë për veteranin e FC Baselit kur bëhet fjalë për sportin.

Xhaka duket se ka pas paksa "mospajtime" me presidentin e klubit David Degen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat